Vitia edhe me një projekt mbi ekonomine e gjelbër, mbrojtjen e ambientit dhe produkteve bujqësore të shëndetshme

Me qëllim të njohjes për nismat që kanë të bëjnë me realizimin e një projekti që ka për qëllim mbështetjen e ekonmive të vogla, por edhe mbrojtje të mjedisit dhe mbështetjes së fermerëve përmes njohurive mbi bujqësin organike, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës “Local Solution” , Shqipe Shaqiri Islami dhe Leutrim Germizajn. Përfaqësuesit e kësaj organizate, kanë dhënë hollësi rreth fillimit të projektit “Gjelberimi i ekonomise lokale ne Kosove permes bujqesise”, i cili projekt financohet nga Bashkimi Evropian ne kuader te projektit NAGE. – Rrjetëzim dhe Advokim per Ekonomine e Gjelber, qe në Kosovë implementohet nga Rrjeti i Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës (NORDK). Kryetari Haliti, ka theksuar se ky projekt është tejet i rëndësishëm, si për ekonomitë e vogla po ashtu edhe fermerët që i jep mbështetje për zgjerim të njohurive dhe trajnimeve të ndryshme mbi bujqësin organike. Ndërsa Shqipe Shaqiri Islami, shprehu falënderim për bashkëpunimin tejet të shkëlqyeshëm me Institucionet komunale të Vitisë dhe Drejtorinë komunale të Bujqësisë. “Kjo iniciative do të implementohet në Komunën e Vitise dhe atë te Ferizajt dhe ka për qellim te kontribuoj në ngritjen e vetëdijes mbi ekonominë e gjelbër, mbrojtjen e ambientit, dhe produkte bujqesore te shëndetshme permes ngritjes së kapaciteteve te fermerëve dhe zgjerimit të njohurive mbi bujqësinë organike”, ka thënë ajo. Një takim i përfaqësuesve të organizatës “Local Solution” është zhvilluar edhe në zyrën e drejtoreshës se Bujqwsise, Pylltarise dhe Zhvillimit Rural, Arlinda Sahiti, dhe zyrtarë të kësaj drejtorie, me ç’rast ajo i njoftoi me projektet e realizuara deri më tani, planet për të ardhmen dhe sfidat me të cilat ballafaqohet kjo drejtori. Po ashtu, drejtoresha Sahiti, ka theksuar se në vazhdimësi po angazhohen si drejtori e bujqësisë, që të mbështesin përmes projekteve të ndryshme nga donatorët dhe subvencionet, fermerët e komunës së Vitisë, që është edhe prioritet i qeverisjes komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në përurimin e parqeve në fshatrat Opterushë dhe Retijë e Poshtme

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, zëvendësministrin e …