Vitia organizon Koncert Festiv lidhur me festat e fundvitit në Viti

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe në bashkëpunim me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” nga Vitia për nder të festave të fund vitit dhe të mërgatës sonë organizojnë Koncert Festiv.

Ky koncert festiv do të mbahet me datën: 26.12.2019 në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, në sallën e koncerteve me fillim në ora 18:00h.

Prandaj ftohën qytetarët e Komunës së Vitisë, në veçanti bashkatdhetarët tanë të cilët gjendën për pushime që të jenë pjesë të kësaj ngjarje. Para publikut vitias do të përformojnë solistët dhe valltarët me eminent të AKV “Kemajl Azizi”.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …