Vitia përfituese e grantit prej 284 mijë eurosh për performancë të mirë gjatë vitit 2019

Për qeverisje të mirë dhe efektive gjatë vitit 2019, komuna e Vitisë është përfitues i grantit prej 284 mijë eurosh. Kjo vije pas publikimit të Raportit të performancës së komunave për vitin 2019 nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e financuar nga kjo ministri, Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ambasada Suedeze dhe Ambasada Norvegjeze. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka theksuar se ky grant prej 284.000 eurosh, është rezultat i performancës së mirë që ka treguar komuna e Vitisë gjatë vitit 2019, ndërkohë ka falënderuar për vlerësimin, Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Zyrën Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedinë, Norvegjinë dhe zyrtarët komunal për angazhimin profesional në procesin e Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale. Njëkohësisht, ai ka thënë se mjetet e fituara nga ky grant, padyshim që do kthehen në investime kapitale për qytetarët e komunës së Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …