Vitia shënoi 7 Marsin-Ditën e Mësuesit

Kori i fëmijëve, ka hapur manifestimin e organizuar nga Drejtoria komunale e Arsimit, në Viti që  është mbajtur në shënimin e 7 Marsit-Ditës së mësuesit, e ku të pranishëm ishin udhëheqës të Institucioneve komunale, punëtorë arsimor, nxënës e qytetarë të tjerë. Një fjalë rasti e mbajti zëvendëskryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, i cili theksoi se është nderë dhe kënaqësi e veçante që në emër të institucioneve komunale të Vitisë, si dhe në emër të qytetarëve të kësaj komune, të shpreh nderimin më të thellë , admirimin më të madh për kontributin  e mësimdhënësve në edukimin dhe formimin qytetarë të fëmijëve ndër breza. “7 Marsi është̈ ditë e shënuar në historinë e arsimit në gjuhën shqipe, ditë kjo që ka hyrë në kujtesën historike të mësimdhënësve shqiptarë, si njëri nga fondamentet e zhvillimit tonë. Emancipimi i popullit shqiptar, vazhdon ashtu siç̧ ishte projektuar nga rilindasit tanë, përmes pendës, në drejtim të zhvillimit konstant të vlerave edukative-arsimore. Ai gjithashtu ka thënë se duke kuptuar sakrificën e shumë mësimdhënësve të cilët gjatë punës së tyre u ballafaquan dhe shijuan kohërat më të vështira , dhe si institucione komunale, do ti përkrahin  në misionin e shenjtë. Në këtë manifestim foli edhe drejtoresha për Arsim Arta Ajeti, e cila mes tjerash, ka uruar mësuesit dhe ka folur për rolin e tyre si pishtarë të arsimit, të cilët, sipas saj, edhe në kushte shumë të vështira nuk i janë shmangur misionit të tyre për të qenë gjithmonë afër gjeneratave të reja në arritjen e shkallës së arsimimit dhe të edukimit. Me këtë rast, u nderuan me mirënjohje mësimdhënësit e dalluar të shkollave të komunës së Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …