Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i zbatojnë të gjitha masat e Qeverisë dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore. Ai ka theksuar se dy javët e ardhshme janë vendimtare për luftën ndaj koronavirusit. Do ta kalojmë këtë situatë serioze me së më pak pasoja. Jemi dëshmitarë se vendet që kanë neglizhuar situata ju ka dalë jashtë kontrollit. Është momenti i fundit të bëhemi bashkë në këtë situatë. S’ka as ilaç për shërim, as vaksin për parandalim, arma e vetme është kujdesi, solidariteti dhe qëndrimi në shtëpi. Ai ka kërkuar nga komunat të bëjnë dezinsketimin e rrugëve dhe hapësirave publike. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka kërkuar mirëkuptim edhe për personat që janë në karantinë që të ruajnë shëndetin e tyre dhe të qytetarëve të tjerë.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Kushtetuese e Kosovës bashkon kërkesat e Albin Kurtit dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për dekretin e Vjosa Osmanit
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur të bashkojë në një procedurë të vetme kërkesën e …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
