Albin Kurti akuzon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës

Kurti: Unë jam kryeministër me vullnet, me program, me dije dhe me përvojë të gjatë politike

Duke komentuar paralajmërimet për mundësinë e rrëzimit të Qeverisë, kryeministri, Albin Kurti ka thënë se nuk është i brengosur nga paralajmërime të tilla. “Unë jam kryeministër me vullnet, me program me dije dhe me përvojë të gjatë politike. Jam njeri që s’ndalet para asnjë pengese, dhe vështirësitë vetëm sa ma shtojnë vullnetin për punë. Parashikimet i bëjnë analistët. Bindja ime është që kësaj krize shëndetësore nuk duhet t’ia shtojmë edhe krizën politike, ka theksuar kryeministri, Albin Kurti. Ai ka shfaqur besimin e tij se në këtë periudhë Qeveria e drejtuar prej tij ka vepruar shumë dhe mirë. “Kosovën e kemi gjetur në një gjendje jo të mirë, dhe kur kësaj iu shtua pandemia, mesiguri që të gjithë ne u alarmuam, por besoj që deri sot edhe vlerësimet që kemi marrë si qeveri nga ndërkombëtarët e nga qytetarët nuk janë të pabazuara. Pra ne jemi në ballë të detyrës dhe punojmë aq sa mundemi e aq sa dimë. Qytetarët po protestojnë nga shtëpitë e tyre, dhe po e respektojnë kërkesën e qeverisë, ndërkohë po tregojnë që pavarësisht qëndrimit në shtëpi, vitaliteti i tyre si qytetar të republikës nuk rresh asnjëherë, tha në mes tjerash kryeministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Izet Mexhiti: Ligji për partitë politike nuk e lejon Vetëvendosjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të veprojë në Maqedoni

BDI: Izet Mexhiti në një vijë me Siljanovskën dhe VMRO-në, i kërcënohet Ali Ahmetit

Izet Mexhiti dhe opozita shqiptare, janë bërënë një vijë me Gordana Siljanovskën e VMRO-së. Madje, …