Vizita e deputetit, Gonçarenko, në Kosovë dhe deklaratat për njohjen e pavarësisë kanë nxitur reagime në Ukrainë

Vizita e deputetit, Gonçarenko, në Kosovë dhe deklaratat për njohjen e pavarësisë kanë nxitur reagime në Ukrainë

Vizita e deputetit Gonçarenko në Kosovë dhe deklaratat e tij për njohjen e pavarësisë kanë nxitur reagime në Ukrainë. Një zyrtar i lartë i Parlamentit të Ukrainës ka thënë për mediat vendase atje se deputeti Aleksej Gonçarenko  nuk është autorizuar nga Parlamenti për vizitën në Kosovë dhe iniciativa ka qenë vetëm personale e tij. “Vizita në Kosovë e deputetit të Partisë Popullore të Ukrainës, Gonçarenko ka qenë iniciativë individuale e tij dhe private. Parlamentari i Ukrainës ose ndonjë organ tjetër shtetëror nuk e ka autorizuar askënd, e në veçanti deputetin Aleksej  për ta përfaqësuar qëndrimin zyrtar të Ukrainës në Kosovë ose në ndonjë shtet tjetër” thuhet në deklaratë. Parlamenti i Ukrainës ka rikujtuar se qëndrimet zyrtare shtetërore për temat ndërkombëtare merren në kolegjium dhe nuk mund të përfaqësohen ndaras ose individualisht. Deputeti Gonçarenko i cili qëndroi gjatë javës në Kosovë, e ka konfirmuar se vizita e tij ishte individuale si përfaqësues i popullit për tu solidarizuar me shtetin e Kosovës për shkak të reagimit ndaj luftës në Ukrainë.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori britanik në OSBE: Kosova duhet urgjentisht të formojë qeverinë e re

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në OSBE, Neil Holland, ka kërkuar formimin sa më të …