DI në Skenderaj po zhvillon një fushatë informuese për qytetarët lidhur me dukurinë e duhanpirjes

Në kuadër të zbatimit të Ligjit për kontrollin e duhanit, Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Skenderajt, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë duke zhvilluar këto ditë një fushatë informuese për qytetarët lidhur me dukurinë e duhanpirjes, masat ndëshkuese për shkelësit e ligjit dhe veprimet tjera në funksion të zbatimit të aktit ligjor. Sipas drejtorit të Inspekcionit, Valon Haliti, qëllimi i kësaj fushate është edhe vetëdijesimi i të rinjve nën moshën e lejuar, për mos-pirje të duhanit, si dhe shitëseve të dyqaneve veçanërisht në afërsi të shkollave, që mos t’i shesin duhan moshës së ndaluar me ligj, që është nën 18 vjeç. Kjo fushatë është vlerësuar e nevojshme, për të rritur ndërgjegjësimin publik për pasojat që sjell duhanpirja, ndërsa paralajmërohen masa ndëshkuese për shkelësit e ligjit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …