Vizita e Sorensenit në Prishtinë: Dialog pa afate, pritje të larta dhe kërkesa të pakompromentuara nga Kosova

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, realizoi të mërkurën vizitën e tij të parë për vitin 2026 në Prishtinë, në një moment kur procesi i dialogut vazhdon të mbetet i bllokuar dhe pa rezultate konkrete. Takimet me krerët institucionalë dhe liderët politikë nxorën në pah pritjet e larta të Kosovës, por edhe mungesën e qartësisë nga BE-ja për hapa konkretë dhe afate të reja. Sorensen në deklarimin publik, ai u shpreh optimist se viti 2026 mund të sjellë zhvillime që munguan në vitin paraprak, duke theksuar se BE-ja synon rikthimin e palëve në tryezën e bisedimeve, pa dhënë megjithatë ndonjë plan të qartë veprimi apo kornizë kohore. Gjatë ditës, Sorensen u takua edhe me liderët e partive opozitare, të cilët theksuan nevojën për konstituimin e shpejtë të institucioneve të reja dhe rikthimin e Kosovës në agjendën e integrimit evropian. Megjithatë, edhe nga këto takime doli në pah shqetësimi i përbashkët se dialogu me Serbinë po vazhdon pa presion të mjaftueshëm ndaj palës që nuk zbaton marrëveshjet ekzistuese. Vizita e Sorensenit në Prishtinë, e ndjekur nga ajo në Beograd, sinjalizon një përpjekje të re diplomatike të BE-së, por pa sinjale të forta për ndryshim qasjeje. Për Kosovën, mbetet thelbësore që dialogu të mos kthehet në proces pa fund, por në mekanizëm që prodhon njohje, siguri dhe integrim real ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Barbano takon Komandantin e JFC Napoli, theksohet bashkëpunimi EULEX–KFOR për sigurinë në Kosovë

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, …