Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Vjedhje vëllazërore” e votave – Milazim Krasniqi alarmon për krizë të thellë morale të partive

Analisti Milazim Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj gjetjeve që po dalin nga procesi i rinumërimit të votave për kandidatët për deputet, duke e cilësuar manipulimin e brendshëm si “vjedhje vëllazërore” brenda partive politike. Sipas tij, ky fenomen dëshmon një krizë të thellë politike dhe morale, ku partitë janë degraduar në grupe interesi pa ideologji të përbashkët dhe pa ideale kombëtare. Krasniqi vlerëson se kjo gjendje është pasojë e një sistemi zgjedhor të dështuar dhe paralajmëron se pa reforma rrënjësore rrezikohet thellimi i mëtejmë i kalbëzimit politik. Si zgjidhje, ai propozon vendosjen e parimit “një votues, një votë”, organizimin e zgjedhjeve në zona zgjedhore dhe heqjen e vendeve të garantuara, duke theksuar se vetëm ndryshime të tilla strukturore mund ta rikthejnë integritetin e procesit zgjedhor dhe besimin e qytetarëve në partitë politike.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Opozita duhet të ketë vizion të përbashkët për presidentin

Kreu i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se më …