Vjosa Osmani: Arsimi në Kosovë është për turp për shkak të politikanëve që janë bërë doktorë shkence për dy muaj

Zyrtarja e lartë e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se arsimi në Kosovë është për turp për shkak të politikanëve që janë bërë doktorë shkence për dy muaj.  “Ne do të punojmë mbi bazën që arsimi e mbanë dhe e zhvillon shtetin. Në vitet e ‘90-ta kur ne e ndërtonim shtetin tonë, ishin shtëpitë si kjo që i dhanë mesazh gjithë botës se ne rezistencën tonë e mbrojmë me dije. Edhe tani, ne të gjitha sfidat do t’i luftojmë me dije”. Sot kemi parti në pushtet që bëjnë investimin më të vogël në rajonin tonë sa i përket fushës së arsimit”, ka thënë Osmani. Ajo ka thënë se LDK-ja do ta bëjmë të kundërtën sepse sipas saj parakusht për zhvillim është dija. “Nuk ka shtet që ka arritur suksese pa e bërë arsimin prioritet. Bashkë me ekspertë ne jemi duke finalizuar programin tonë i cili synon ta nxjerrë Kosovën nga errësira”. “Ne ende nuk e kemi përpiluar listën. Do t’i shikojmë propozimet që kanë ardhur nga degët. Të gjitha propozimet do të filtrohen duke marrë për bazë programin që ne po synojmë. Ne e kemi një program ku parakusht është luftimi i fenomeneve të korrupsionit,  ka deklaruar, zonja  Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Lindner: Synimi i Putinit s’është vetëm Ukraina por edhe Evropa

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner ka thënë se synimi i Putinit s’është vetëm pushtimi …