Lutfi Haziri: Nuk duhet të ketë vija të kuqe, edhe pse ne i kemi vendosur vetë ato ndaj PDK-së si debat i brendshëm

Vjosa Osmani e kishte vendosur foton e Rugovës, atë të Thaçit, e kishte zhvendosur Glauk Konjufca, thotë Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur për zhvillimet e fundit politike që lidhen me emrat e ministrave. Ai  ka treguar  se në LDK ka pasur diskutime për emrat e gjashtë ministrave, por sipas tij nuk ka pasur përplasje. Haziri ka bërë me dije se në LDK janë duke u analizuar edhe emrat e 13 zëvendës-ministrave që do të vijnë nga kjo parti. Duke folur për koalicionin LDK-Vetëvendosje, Haziri ka thënë se megjithatë nëse Kurti nuk e ndjen vizitën te varri i Ibrahim Rugovës, nuk ka nevojë të shtiret e të improvizojë politikisht për ta bëtë atë vizitë. Duke komentuar zhvendosjen e fotografisë së kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi në ambientet e Kuvendit, Haziri ka thënë se Vjosa Osmani e kishte vendosur fotografinë e Rugovës, ndërsa atë të Thaçit e kishte zhvendosur, Glauk Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

Alon Ben-Meir

Ben-Meir: Kosova të mos presë ndryshime nga lart – tani është momenti për të thelluar lidhjet me SHBA-në

Studiuesi dhe eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Alon Ben-Meir, ka bërë thirrje publike që Kosova të …