Volodymyr Zelenski

Volodimir Zelenskiy ka biseduar me autoritetet turke për të ndërmjetësuar evakuimin e civilëve dhe ushtarëve nga qyteti Mariupol

Kryetari i Ukrainës, Volodimir Zelenskiy ka biseduar me autoritetet turke për të ndërmjetësuar evakuimin e civilëve dhe ushtarëve nga qyteti Mariupol, ku situata humanitare ka arritur në një fazë kritike. Në videomesazhin që postoi, Zelenskiy deklaroi se korridoret e ndihmës humanitare janë hapur në rajonet Donjeck, Lugansk dhe Zaporozhja. Deri tani  janë evakuuar gjithsej 6 mijës 266 civilë nga qytetet e këtyre rajoneve, veçanërisht nga Mariupoli, ku situata humanitare ka arritur në fazë kritike. Ne jemi duke biseduar me Turqinë për të vepruar si ndërmjetëse për këtë çështje”, tha kryetari i Ukrainës, Volodimir Zelenskij.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Marrëdhëniet strategjike me SHBA, Gjermaninë dhe BE, shtylla kryesore e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë jetike të marrëdhënieve strategjike që Kosova ruan …