Targat

Grupet punuese nga Kosova e Serbia në finalizimin e marrëveshjes për targat e automjeteve do të takohen të enjten, në Bruksel

Grupet punuese nga Kosova dhe Serbia për finalizimin e marrëveshjes për targat e automjeteve do të takohen të enjten e ardhshme në Bruksel, ka bërë  me dije zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi në mbledhjen e Komisionit për Integrim Evropian. “Të enjten e ardhshme kanë takim Grupi punues i Kosovës dhe ai i Serbisë, për me u munduar me finalizuar marrëveshjen për targat. Ne shpresojmë që do të ketë qasje konstruktive nga dy palët që kishte me çuar deri të një zgjidhje dhe takimi tjetër mbahet më 20 prill, ndërsa me 21 prill del raporti final se a kemi zgjidhje apo nuk kemi. Pala jonë është duke negociuar në mirëbesim, me idenë që të arrihet një zgjidhje finale që avancon situatën e tanishme në një zgjidhje permanente dhe sipas standardeve më të mira të praktikave të Bashkimit Evropian”, ka thënë Bislimi. Më 21 shtator 2021, Qeveria e Kosovës ka vendosur masën e reciprocitetit për targat nga Serbia. Për këtë vendim ka pasur protesta dhe ngritje barrikadash në veri të Kosovës, në afërsi të dy pikë kalimeve kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …