Christopher Hill

Ambasadori amerikan, në Beograd, Kristofer Hill, në vitin 1998 kishte kërkuar që UÇK-ja të shpallej organizatë terroriste

Lajmi se diplomati amerikan, Kristofer Hill, fillon aktivitetin  si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Beograd, po pritet me entuziazëm në disa qarqe politike e medie në Kosovë, madje duke e paraqitur edhe si diplomat “buldozer“. Ky ambasador,  në vitin 1998 kishte kërkuar nga krerët politikë të Kosovës, veçmas nga Adem Demaçi, që Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ta shpallin organizatë terroriste.  Me siguri se Kristofer Hill, në postin e  ambasadorit amerikan në Beograd do të jetë shumë i mirëpritur në Serbi, edhe pse ai mbron qëndrimin aktual zyrtar të Shteteve të Bashkuara  të Amerikës. Vetëm disa muaj më vonë, pasi Kristofer Hill, kishte kërkuar që UÇK-ja të shpallej terroriste, diplomati i mirënjohur amerikan, buldozeri i vërtetë  Riçard Hollbruk, tani i ndjerë, pasi kishte vizituar luftëtarët e lirisë në Dukagjin kishte deklaruar botërisht se UÇK-ja nuk ishte organizatë terroriste, por një forcë e vullnetarëve të lirisë, që e mbronin popullatën shqiptare nga dhuna dhe terrori serb.  Disa medie deklarojnë me entuziazëm se ambasadori i Amerikës, buldozeri  Kristofer  Hill vjen në Beograd për shkak të Kosovës, por sipas tyre  edhe me detyrë speciale.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …