Volodimir Zelensky, gjatë fjalimit të tij në Samit tha se tani po përcaktohet rrugëtimi, që po ndjek Evropa për brezat e ardhshëm

Kryetari i Ukrainës, Volodimir Zelensky, gjatë fjalimit të tij në Samitin, i cili po mbahet në Tiranë,  tha se tani po përcaktohet rrugëtimi që po ndjek Evropa për brezat e ardhshëm. Në fjalën e tij në samit, ai u shpreh se Putini duhet të humbasë, pasi dështimi i tij është siguri për ne. Është hera e dytë që takohemi. Së pari  në Athinë dhe tani në Tiranë. Edi, e vlerësoj mikë-pritjen tuaj. Të gjithë e kuptojmë që tani po përcaktohet rrugëtimi që do ndjeke Evropa për breza të ardhshëm. Evropa duam të jetë ajo hapësirë ku çdo komb përcakton fatet e vet. Tani Putini dëshiron të bëjë këtë gjë. Armiqësia që ai bën, duke detyruar kombet që të bëjnë ashtu sikur do ai, është një përpjekje për diktat. Është e rëndësishme për ne që regjimi i Putini të humbasë. Dëshmimi i tij është siguria jonë”, tha kryetari i Ukrainës, Volodimir Zelensky.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …