leoni

Vlerësime për librin: “Martirët e Shqipërisë Etnike nga Derë e Stak Mark Mirditës, shkruar nga dr. Muhamet Pirraku

Prof. Dr.Hakif Bajrami: TRAJTIMI OBJEKTIV SHKENCOR  E RINGJALL PËR TË JETUAR TË KALUARËN E NDRITSHME HISTORIKE


 


Prof .Dr.  Muhamet Pirraku, “Martirët e Shqipërisë Etnike nga Derë e Stak Mark Mirditës në kujtesën historike”, Prishtinë 2011 fq. 430 ( Botim i Shoqatës të Burgosurve Politikë)


Libri është shkruar në emërore përkushtuese nga një historian me përvojë të gjatë të punës hulumtuese shkencore. E thashë në emërore me qëllim sepse kemi të bëjmë me një institucion kombëtar për atdhe siq është Dera e Stak Mark Mirditës e gatshme për tu flijuar për Shqipërinë Etnike.


Ky institucion me këtë monografi pretendohet dhe më në fund edhe arrihet që të shndërrohet në shkollë obligative kombëtare për gjeneratat që vijnë sepse ka lënë gjurmë të thella atdhetarie jo vetëm në trevën e Kosovës por në mbarë Shipërinë etnike. Lidhur me këtë dje dhe sot porosia e librit është që edhe nesër  Stak Mark Mirëdita, si personazh shtyllë të promovohet në shkollë duke i falë atij me argument hapësirë jetësore shqiptare, sepse këtë e meriton.


Metfora më domethënëse në këtë vepër të Dr. Pirrakut për studiuesin është që veprimtaria e Stak Mirëditës me familje në luftë për ta bërë Shqipërinë etnike të bëhet jo vetëm shkollë por edhe filozofi e ndërgjegjes, që masa të mendojë dhe veprojë në tërë truallin arbëror me dashuri të ndërsjellë e jo me urrejtje dhe cinizëm kundër njeri tjetrit siq ka ngjarë në të kaluarën tonë.


Prandaj heuristika dhe hermeneutika si disiplina ndihmëse të historisë në këtë vepër monumentale argumentuese mbeten në plan të parë sepse kemi të bëjmë me krime të një sistemi që urrente çdo shkëndi liridashëse-demokratike. Lidhur me këtë me një stil të veçantë studiesi Pirraku ka arritur të analizojë në mënyrë dinjitoze jo vetëm historinë e një familje por edhe tërësinë kombëtare në  një kthesë të madhe historike.


Figura e Stak Mark Mirëditës në këtë vepër analitiko-eksplikative nuk personalizohet por objektivizohet në shumës pasionues me qëllim që me te dhe për te sendertuar kërkesën jetësore të kombit për Shqipërinë Etnike të jetohet dhe të veprohet gjithmonë virtytshëm, optimist dhe me racionalizëm.


Pirraku këtu e objektivizon familjen e virtytshme shqiptare në të gjitha dimensionet kështu që Dera atdhetare Staka përjetohet nga lexuesi si shembull se si duhet jetuar të kaluarën.


Vepra e Dr. Muhamet  Pirrakut, del porsi një shkëmb para trajtimit dhe orientimeve lokaliste të përthekimit të historisë dhe me një rreptësi pedagogjike dhe filozofiko-historike e zbërthen Shqipërinë Etnike, të shpirtit të Stak Mark Mireditës, duke ua lëne testament të gjithe brezave, të gjitha viseve shqiptare, ku i thuhet bukës bukë e ujit ujë dhe krypës kryp. Veprës i vjen shija shqip, gjak arbëror mish e kockë shqiptari për ta jetësuar shembullin e flijimit të Stak Mark Mirëditës!


Në këtë vepër të Profesor Pirrakut janë shtruar shumë pyetje, ma shumë Shqipëri Bregdetare, Shqipëri Kontinentale ( Kosovë, Qamëri Iliridë e krahina tjera) apo ma pak Shqipëri Etnike për politikanët e epokave të ndryshme, që është një pyetje në udhëkryqet që e rëndojnë hapësirën etnike shqiptare edhe sot nga faktorët e jashtëm por edhe nga pesha e bajraktarizmit të brendshëm. Ata që bajraktarizohen në çdo etapë historike, në veprën e e Dr. Pirrakut përmes gojës së Stak Mark Mirëditës do të ftohen në urtësi që interesin madhor për Shqipërinë e Rilindasve ta shpalosin pa frikë, pa dymendësi , pa urrejtje dhe pa nënçmime, në luftë për bashkim, për një gjuhë standarde letrare, për një flamur kombëtar, për një ardhmëri të përbashkët. Këtu gjithnjë sikur Stak Mark Mirdita ti drejtohet Shqiponjës me fjslët e Salih Gjuk Dukagjinit: ”Çili kriht e bëna hije, merrmi zogjt ushqej me dije, shikjo anë për anë ti bijë, shihna mirë e lirë me sy!”


Projekti historik në këtë vepër për Shqipërinë Etnike është nxjerrë nga realiteti objektiv. Ndërsa epërsia e nacionalizmës morale, mbetet të studiohet në kohë dhe hapësirë. Ndërsa, pesha aksiomatike e  ideologjisë çlirimtare  në kohë 1912-1945 gjveshet me argumente, që vërtetohet me 340 referenca burimesh të proviniencave të ndryshme. Lidhur me këtë, shqiptarizmi dhe nacionalizmi i NDSH-së në këtë vepër çmohet drejte karshi ideologjise se ashtuquajtur “çlirimtare”. Kur jemi te ky element, autori e ven në plan të parë tragjedinë e tetorit dhe nëntorit 1944, të saktësojmë: Në qytetin e Prishtinës, në vitet  1943-44,  pati një burg, kirse mç 194/45  Prishtina pati gjashtë burgje – qendra të koncentrimit t ëpatriotëve shqiptar. Këtu  duhet të shtrohet pyetja e pyetjeve: Kush, si, dhe për  çka u flijua Stak Mark Mirëdita me shokë, pikërisht nga 23-24 nëntori 1944!?! Lidhur me këtë duhet të theksojmë së kjo plojë dhe tragjedi të  tjera në Kosovë ishin parathënie e krimit sllav komunist i Tivarit i fillimprillit 1945!?


Realisht krimet OZNA-së, në vijim, ishin vazhdimsi e krimeve mbi një popull të dënuar nga “Blloku Antifshist” (fitimtar)!?!


Kompozicioni dhe gjuha e veprës së Dr. Pirrakut janë të një niveli të lartë shkencor eksplikativ që është aplikuar nga autori edhe në vepra tjera monumentale.


Në vijim autori prezanton gjenealogjinë e dëshmorëve të Shqipërisë Etnike nga Dera e Stak Mark Mirëditës, por edhe të dhënat themelore biografike të një sërë personalitetesh që u flijuan për Shqipërine Etnike   nga dhuna e “çlirimtarëve” gjatë viteve 1944-45.


 Të përfundojmë me një thënie të Adem Demaçit: “Na duhet mund, djersë ,urtësi  e njohuri që me ndërgjegje dhe objektivitet të punojmë për sëndërtimin e Shqipërisë Etnike!”.


E pra si rezultat I tërë mbarështrimit të këtij studimi del me argument se Lirinë kurrë nuk na e kanë sjellë të tjerët por vetë Lufta jonë e drejtë. “S ‘janë  pra t’ huajt që e shpëtojnë Shqipninë, janë shqiptarët e askush tjetër, mbane në mend se është fjalë e vjetër!” – do të na thërriste përjetsisisht një Rilindës yni.                                                                                   


Prishtinë 24 nëntor 2011


 


Hilë Lushaku: NJË QIRI PËR SHPIRTËRIMIN QË NGJALLI


 


Të nderuar të pranishëm,


Ndihem i nderuar në këtë veprimtari përkujtimore, midis të ftuarve të profesor Muhamet Pirrakut, kujdestarit tim të palodhur në një hulumtim shkencor timin, dhe kam privilegjin të jem sot në këtë auditor përkrah kolegëve të tij, korifenj të historiografisë shqiptare .


Ndonëse jam shënuar korrektor në këtë libër, ” Martirët e Shqipërisë Etnike nga Derë e Stak Mark Mirditës”, (Prishtinë, 2011, fq. 430),  falë vendimit të prerë të Profesor Pirrakut, do të dëshiroja të shprehja disa gjëra të thjeshta, mbresa të pashlyera e emocione që ngjall vepra që sot kemi në duar, jo si në letërkëmbimin tonë 3-vjeçar, ku, si Migjeni, të dy, me profesorin e nderuar “pash me pash t’i bie ferrit”, nuk lamë fushë pa rrokur, por këtu sot unë do të jem konciz, do të hyj drejt e në temë.


Do të thoja se, në gjykimin tim, në rreshtat e librit, dhe për ata që dinë të lexojnë mirë edhe midis rreshtave, shprehet kultura e lartë profesionale e historianit të paanshëm Muhamet Pirraku, bagazhi tij i pafund i njohurive të sakta, aftësia e ndjeshmëria njerëzore ndaj ngjarjeve, metodologjia e mjeshtëria e shtruarjes së problemeve, shpirti tij fisnik, zotësia për të depërtuar në pjesët e padukshme e të fshehura të jetës së derës së Stak Mirditës, duke u prezantuar meritueshëm studiues i rrallë i çështjeve madhore shqiptare, grumbullues, qëmtues, analizues, përpunues shkencor dhe prodhues me vlerë i veprave për historiografinë tonë.


Libri pasqyron punën studimore titanike, idealiste, atdhetare, historiografike shkencore, – provë e historisë sonë të karabothtë, me shumë dëshmorë, me shumë martirë të shqiptarizmës, si një amanet të të rënëve. “Përkushtimi dhe ndërgjegjja ime më thonë se po e çoj në vend porosinë e dëshmorëve, të sakrifikuar për lirinë e një kombi të bashkuar, të një Shqipërie të vetme”, shkruan në veprën e tij zotëri Pirraku.


Duke lexuar këtë libër të trishtë të jetës shqiptare me dhimbje njerëzore, të cilën vetëm pena majëhollë e Pirrakut mund ta skalitë e përshkruajë deri në qelizë, udhëton në rrugën e mundimeve të Shqipërisë hallemadhe. Ky libër është qartësim i rrugës shqiptare nga vijmë, kush kemi qenë, kush jemi, është një vepër e denjë që aq sa lartëson autorin në lagjen e historianëve, po aq i bën nder veprës së shkruar. Mark Shkorreti-Kujunxhija-Argjendari-apo Mark Mirdita, la farën e mirë, la të birin, Stakën, që mishëroi në trashëgimi karakterin e shqiptarit legjendar. Sot, këtu nuk është vendi për letërsi apo për epos kreshnikësh si të Gjergj Elez Alisë, të Mujit e Halilit, të Halil Gashit, të përmendjes së bëmave të Skënderbeut me trimat e tij, por vlen të përmendet ngjashmëria e qëndresës para të ligut nga personazhet-dëshmorë të çështjes shqiptare, para pushtuesit nga njëra anë dhe mençuria e burrëria e tyre, pa u ligështuar aspak, me dëshirë vetëm për të fituar nga ana tjetër. Historiani i suksesshëm, i persekutuari sepse ishte tërësisht shqiptar, Muhamet Pirraku, pasqyron këtu gjenin e mençurisë të malësorit mirditor shoqëruar me virtytin human të bamirësit dorëlirë për skamnorë e të pamundur, çfarë e rritën Stak Mirditën në shëmbëlltyrë të parisë së vendit, përkrah luftëtarëve të çështjes mbarëshqiptare të kohës së pavarësisë e më pas, ku përmend: Bajram beg Currin, Isa beg Boletinin, kryekaçakun e viseve të Gjakovës, Zefi i Vogël, Nazim Gafurrin famëmadh; Sheh Mehmet Sezaiun, juristin islam më të famshëm në kohën e tij, mësuesi hirplotë i patriotizmës shqiptare; Haxhi Xhemajl Agushin; Rrok Berishën, etj.


Duke faktuar përpjekjet dhe dëshirën e Stakës për Shqipërinë Etnike, Profesor Pirraku bind lexuesin se Stak Mirdita nuk qe një rastësi në këtë rrugëtim për lirinë e Shqipërisë, ai është një personash real i madhështisë shqiptare, një përfaqësues i shquar i brezit të rilindësve dhe luftëtarëve të bashkimit të kombit shqiptar, një diamant që meriton të ruhet në altarin e përjetësisë në kujtesën tonë historike sepse ai mishëroi zgjuarsinë e besnikërinë e burrit me besim në Zot, sikurse kishte aftësinë të vendoste lidhje me shumë priftërinj, ndër to Don Lazër Mjeda e atë Shtjefën Gjeçovi; ishte i pëlqyeshëm në mjedisin shqiptar islam, boshnjak e turk; ishte i zoti të shfaqej kudo krenar se ishte katolik shqiptar kombëtar, pa u ndjerë as minoritar, as i huaj, kudo në Prishtinë e Kosovë.


Me të drejtë pena e gdhendësit të karaktereve të dëshmorëve të lirisë, profesor Pirrakut, cilëson se “Stak Mark Mirdita është apostulli i asaj që mund të quhet “shqiptari” në kishën katolike të Prishtinës, madje i cili më 1928 guxoi e mori iniciativën për ndërtimin e kishës katolike të Prishtinës”. Krahas kësaj, Pirraku dëshmon se Staka i takonte lagjes së veprimtarëve të “Xhemijetit” dhe të “Komitetit të Kosovës” të viteve nën robërinë jugosllave. Jo vetëm kaq, por duke ngjallur Stak Mirditën dhe prezantuar trungun gjenealogjik të familjes së tij e të vëllazërisë së sotme “Staka të Prishtinës”, ai na ka dëshmuar edhe lidhjen e hershme, të qëndrueshme, lidhje gjaku e ideali të territoreve shqiptare liridashëse Mirditë-Shkodër-Gjakovë-Prishtinë, sidomos në veprimtarinë antikomuniste.


Stak Mirdita, përshkruar mjeshtërisht nga Pirraku si burri me karakter të paepur, i orientuar dhe i aftë për t’u përshtatur me mjedisin njerëzor, politik e shoqëror, mundi të shfrytëzojë rastin për të pasur lidhje edhe me qarqet diplomatike austro-hungareze në vilajetin e Kosovës, por edhe të jetë bartës i dy dekoratave të larta nga dy perandorët më të fuqishëm të asaj kohe, të Sulltan Abdylhamidit dhe të Franc Jozefit. Zotëri Pirraku na e sjell Stak Mirditën në parinë e Prishtinës, duke faktuar se ai i përkiste sofrës së parë të parisë shqiptare të Prishtinës; ishte njëri ndër donatorët e mëdhenj të Vakëfit të Prishtinës, krenohej kurdoherë me Flamurin Kombëtar Shqiptar dhe fotografinë e heroit të kombit Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, të cilën e mbante gjithnjë me vete.


Nga lëvrimi i pafund i dokumenteve arkivore të shumta, Pirraku jep fakte se Stak Mirdita, edhe pse ishte i konsideruar gjithnjë nga diplomacia serbe ndër më të rrezikshmit për planet serbe pushtuese ndaj Kosovës e viseve të tjera shqiptare, kurrë nuk u tut e nuk u ndal, por ka qenë aktiv në mbështetje të kryengritjes shqiptare të 5 maj-18 gusht 1912 dhe ndërlidhës i hershëm i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare me shërbimin konsullor austro-hungarez në Prishtinë. Sipas dëshmive të pakontestueshme, faktuar me dokumente dhe informata gojore, të grumbulluara nga Pirraku, për periudhën 1939-1944, Stak Mirdita rezulton si dorë e fortë e qeverisë së Tiranës në Prishtinë dhe lidhje e besueshme me zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë shqiptare, Rrok Nallbanin, me të cilin Staku ushtroi korrespondencë konfidenciale të rregullt për sigurinë në Prishtinë dhe pasqyrimin e tendencave antishqiptare të priftërinjve sllavë. Po kështu rezulton se në atë kohë ai pati lidhje ideali me ministrin e Punëve Botore e Zëvendëskryeministrin e qeverisë së Tiranës, patriotin Iljaz Agushi dhe me ministrin e Brendshëm Xhafer Deva e të tjerë.


I lodhur ndër vite prej pushtetit kob të zi të serbëve e bullgarëve, si gjithë shqiptarët e tjerë edhe Staka shprehej “Le të dalë ku të dalë vetëm le të hiqet qafet ky pushtet i urryer…!”, duke shpresuar në anën tjetër se padrejtësitë e historisë do të korrigjoheshin me ardhjen e Italisë dhe më pas të Gjermanisë. Falë ndjenjës kombëtare dhe karakterit patriotik shqiptar të fisshëm Stak Mark Mirdita vuri gjithë pasurinë dhe jetën e pesëmbëdhjetë anëtarëve të familjes në shërbim të përpjekjeve për jetësimin e ribashkimit të Shqipërisë Etnike nën kujdesin e kurorës së mbretërisë fashiste. Si gjetkë në Tokat e Lirueme, edhe në Prishtinë, propaganda fashiste për një Shqipëri të Lirë i hapi mundësi manifestimit publik të ndjenjave shqiptare përmes organizimit paraushtarak të rinisë patriotike, rreshtimit të saj në njësitë e sigurisë kombëtare. Aktiviteti propagandistik i Kolë Bibë Mirakajt, Iljaz Agushit e Ago Agajt dhe vizita e kryeministrit, Mustafa Krujës, në Kosovë, një prej shqiptarëve të asaj kohe me të vlerësuar solli një entuziazëm të pa përjetuar deri atëherë të shqiptarizmës në Prishtinë. Stak Mirdita iu përkushtua tërësisht asaj lëvizje me gjithë çfarë kishte.


Nëpërmjet profilit të madhështisë së Stak Kujunxhisë-Mirditës, Profesor Doktor Muhamet Pirraku jep madhështinë e kombit shqiptar për mbijetesë por njëherazi jepet qartë e drithërueshëm, me nota prekëse, prova e martirizimit dhe viktimizimit të bijve të tij prej serbizmit e sllavizmit. Kujtdo që ka një zemër njerëzore, kur lexon veprën e Pirrakut, besoj se do t’i dridhet mishi e do t’i rrëqethet shpirti kur lexon masakrimin çnjerëzor, mbetur i pashlyer në kujtesën e popullit dhe dokumentuar në burimet historiografike për mënyrat e martirizimit.


Pirraku portreton me ngjyra të forta prekëse fundin tragjik të Stak shqiptarit, kristianit atdhetar, patriarkut të derës së madhe mirditore, të paepurit para osmanëve, bullgarëve serbeve, intrigantëve e hileqarëve, rebelit katolik të çështjes shqiptare, zemërmadhit e bujarit dorëmirë, kavalierit e këmbëngulësit zulmëmadh për shpëtimin nga dënimet e burgimet të shumë miqve, së fundmi i zënë peng nga ata horat që i mbajti me bukë, i robëruar mjerisht prej hajnave, të cilët pasi e torturuan me mizori fizike e psikike, ndër më barbaret për rreth katër ditë e net, të gjallë e futën në furrën e bukëpjekësit dhe e bënë shpuzë. Ky martirizim mesjetar, i ngjashëm me rastin e ekzekutimeve të heretikëve, si ai Xhordano Brunos mbi turrën e druve, i pa përjetuar ndonjëherë në Prishtinë e në Kosovë më solli një koincidencë që zotëri Pirraku e përmend në libër, aty ku bëhet fjalë për fshatin Pjetërshan, aty ku nipit të Stakës iu refuzua strehimi, aty ku unë fillova për së pari herë karrierën e oficerit dhe nga banorët e asaj zone malësore mësova për ngjarje të padëgjuara të ndëshkimeve nga shkjau i pabesë, për krime makabre, deri në futje prushi në bark të gruas shtatzënë, vendosje të foshnjës në sfurkun e drunjtë me të cilin kishte therë burrin para çarjes së barkut të gruas me barrë. Kur lexoj këto rreshta, në libër, ndjej atë ftohtësinë e atëhershme që pata ndjerë thellë brenda vetes, deri në stomak, ndjenjë dhimbje që përjetohet në skena krimesh monstruoze çnjerëzore, të cilat mund t’i bëjnë vetë serbo-malazezët kundër shqiptarëve në trojet e tyre.


Në vijim, Pirraku ka dhënë qartësisht dhe me nota kritike jetën shqiptare nën robërinë serbo-bullgare, vendosur padrejtësisht nga vendimet e fuqive të mëdha të njerkës sonë plakë, Evropës së dyzuar, dhe sjell vlera të një aktakuze, të mbështetur mbi fakte të verifikuara në një proces hulumtues e shkencor mbi dyzetvjeçar për gjenocidin serb e jugosllav mbi qenien shqiptare


Përmes familjes së Stakës, në libër jepet përshkrim jo vetëm dokumentar historik, kronologjik, por edhe poetik e zhbirues, përshkrues për karaktere burrash sokola e grash burrnesha, për traditat e mrekullueshme të familjes së hershme shqiptare, për rolin e peshën e burrit në shtëpi dhe për përkujdesjen e dashurinë që prodhon gruaja, për respektin e ndërsjellë e për bindjen ndaj prindit, për organizimin e punëve në familjen patriarkale të hershme shqiptare. Pirraku shton vlerën e Stakës me gjuhën e pasur që lidh dëshmitë, rrëfimet, informatat, duke i sistemuar ato si usta i përsosur.


Përdorimi i gjuhës së pasur shqipe, duke ngjallur fjalët e kuvendeve burrërore e terma kuptimmëdha e rrit tingëllimën e fjalëve dhe domethënien kuptimplote të tyre për shqiptarizmin. Shumë kujt do ia kishte ënda të gjente atë mjeshtri përzgjedhjeje të fjalëve të hershme që shpreh sintagma “Dera e Stak Mirditës”, apo sjelljen në gjuhën e shkruar të traditave të odave malësore sikurse qenë “dhoma e mirë”, “kutia e burrnotit”, “nënëmadhe shumë madhështore” apo përmendja e ritit fetar në fillim të bukës, mikpritja në shtëpi shqiptare e burrave në zë, radha e shtruarjes së sofrës, duke dhënë njerëzisht dhe me shumë kuptim rëndësinë e raporteve tipike patriarkale të malësive shqiptare edhe në shtëpinë e Stak Mirditës me anëtarët e familjes.


Jeta e Stakës dhe gjaku që ai fali së bashku me bijtë e nipat: i pari Rrok dëshmori, viktimë e kurtheve komuniste serbe, pas ndodhjes në Suhadoll dhe më pas Marku, Mikeli, Staku e Luzi gjetën ngadhënjim mbi vdekjen mizore, por në shërbim të atdheut.


Në mbyllje, librin, që sot kemi në duar, e çmoj si vepër për bashkim, si këshillë që të mos jemi pre e lojërave të fqinjëve, e çmoj si qortim atdhetar për heqje dorë nga politika të mbrapshta të shitjes apo blerjes nga të huajt, nga gjunjëzimi për interesa vetjake apo mohimi i madhores-kombit, gjuhës, racës, trojeve të të parëve, krenarisë, lavdisë e hershmërisë shqiptare në trojet ilire. Mbi të gjitha shoh se ky libër u jep dritë historianëve për të rishkruar e për të saktësuar të vërtetat tona të shkruara me gjak, jep mësim se si duhet punuar për vepra të plota e të pakorrigjueshme, sjell shembullin më të mirë për metodologji historishkruese, lëshon apel për përkujtim e nderim, sjell qetësim të shpirtrave të martirizuar, të baltosur, të mohuar apo të harruar nga kujtesa historike. Libri atdhedashësit e luftëtarit penëmajëhollë, Muhamet Pirrakut, në gjykimin tim, është një provë e shpërblimit të merituar të martirëve të mohuar, është lapidar për derën e nderuar të Stak Mirditës por edhe të tjerët e lagjes së tij. Ai martirizim, që u kthye ahere në shkrumb e hi, në baltë të zezë, në akuzë poshtëruese e në dënim e ndëshkim shembullor çnjerëzor, në kob e në zi shpirtërore, në vdekje që atëherë as qyqja nuk mundi ta vajtojë, sot është një nderim i merituar për heroikë, një pastrim nga shpifjet serbo-sllave antishqiptare, është një ndriçim plot shkëlqim për historinë e shqiptarëve, shpesh herë të ndarë ndër vete.


Sot Dera e Stak Mirditës së ringjallur dhe e ringritur prej historianit arkitekt, Muhamet Pirrakut, ngadhnjon, është hapur për miqtë e dashamirët, amaneti i martirit legjendarë, Stakë shqiptarit të paepur dhe bijve e nipave të tij, luftëtarëve të Shqipërisë etnike, rëndon mbi tokën shqiptare, nuk e tret dheu deri ditën që Shqipëria e të parëve tanë, në çdo pëllëmbë, do të jetë e shqiptarëve të Shqipes-Shqipëri.


Ky libër solli çastin që të bijtë e derës së Stak Mirditës të fitojnë pavdekësinë dhe të shndërrohen në legjendë të çështjes shqiptare, duke merituar përjetësinë në kujtesën historike shqiptare.


Krejt në fund: Përgëzime profesor Pirrakut për këtë vepër brilante e madhore, fryt i një pune disavjeçare, të mundimshme, shkruar me dëshirë e vullnet të paepur e të pavarur, vepër shpirtërore që ngjall jetë të harruara në kujtesën popullore dhe historiografike.


Këtë vepër të Profesor e Pirrakut e konsideroj një qiri për shpirtërimin që ngjalli, ngushëllim për prehje të qetë të tyre. Atyre u ndrittë shpirti, e Pirakut fatlum në këtë rrugëtim të mundimshëm i uroj jetë e shëndet, për shkencën e tij të preferuar, duke i shërbyer fuqimisht të vërtetave të munguara.


Prishtinë, 24 nëntor 2011


 


 


Dr.  Riza Sadiku: MONOGRAFI MONUMET I KRENARISË KOMBËTARE


 


 


E nderuara Familja Staka, të nderuar pjesëmarrës, i nderuari Autor i


Librit, Zoteri Muhamed Pirraku, kamë nderë dhe privilegjë të veçantë,


që mu dha rasti të them disa fjalë për veprimtarinë kombëtare të


familjes Stak Mark Mirditës, për të cilën familje  në kohën e regjimit


komunist, nuk kemi patur guximin te falasim, e aqë më pak të shkraujm,


andaj nga dita e daljes në dritë të librit të autorit  në fjalë të


titulluar “Martirët e Shqipërisë Etnike, nga dera e Stak Mark


Mirditës”, familja Staka eshtë bërë e pa vdekshme, kurse martirët e


sajë në krye me Stak Mark Mirditën, janë ringjallur dhe gjithëmon do


të gjenden në mesin e popullit shqiptarë.


Të nderuar pjesëmarrës, librin të cilin e keni në dorë të familjes


Staka, është shembulli ma i mirë dhe i rrallë në mesin e popullit


shqiptarë se si luftohet dhe  vdiset për idealet kombëtare dhe


Shqiprinë Etnike. Familja Staka, sipas autorit Pirraku, në periudhën


në mes dy luftërave  botërore, ishte një ndër  familjet ma të pasura


jo vetëm në Prishtinë, por edhe në trojet Etnike Shqiptare, por ajo,


duke e vlersuar lartë lirinë dhe  Bashkimin Kombëtar, pa asnjë dilemë


e vuri të gjithë pasurinë në shërbim të kombit, kurse për Shqipërinë


Etnike, Mark Stak Mirdita marterizoi vetveten me tre djem dhe dy


nipa.


Familja e Stak Mark Mirditës, është egzemplari i rrallë i patriotizmit


shqiptar të cilët u vuan  në shërbim të kombit, veprimtarinë kombëtare


të tyre,  në mënyrë të plastifikuar e ka paraqitur profesor Muhamet


Pirraku , në librin “Martirët e Shqipërisë Etnike nga dera e Stak Mark


Mirditës. Në këtë libër, Profesor Pirraku, vend meritor i ka dhënë


edhe nënës Mari, e cila gjatë vitit 1944, jo vetëm që humbi


bashkëshortin me tre djem dhe dy  nipën, ajo nga  shovenistët e


pashpirtë serb, përjetoi torturat dhe tmerret e pa pershkruara gjatë


tërë jetës së saj, por të gjithë atyre torturave, presioneve dhe


kërcimeve, me mburrje dhe krenari u bëri ballë, duke mos u nënshtruar


dhe gjunjëzuar kur para  gjakpirsëve të kombit shqiptarë, andaj një


qëndrim i tillë heroik, i një nane me shumë plagë të rënda në shpirtin


e saj, jo vetëm të vlersohet lartë, por të zejë edhe vendim meritor në


historinë tonë kombëtare.


Gjeneratat e reja të popullit shqiptarë, të lindura pas Luftës së Dytë


Botërore, të cilët kanë jetuar nën regjimet komuniste, ngjarjet e


zhvilluara në këtë periudhë, për shkak të shkruarjes të historisë në


baza ideologjike dhe partiake, jo vetëm që nuk e njohin historinë e


mirëfilltë kombëtare, por mjerisht edhe figurat më të ndritura të


historisë tonë, si që është rasti me Martirët e Shqipërisë Etnike të


Familjes Staka.


Mendoj, se të gjithë intelektualët e mirëfillët kombëtar, pas rënjës


  regjimit komunist, kanë obligim dhe privilegjë të veçantë, në


mënyrë  të argumentuar, të nxierrin në dritë fytyrat e ndritura të


kombit  shqiptarë, të cilët për gjysëm shekulli u anatemuan, u


njollosën dhe u etiketuan, me gjitha llojet e ngjyrave antikombëtare,


si që është rasti edhe me Familjen Staka, andaj sot, para  tyre


shtrohet një detyrë shumë serioze për zbardhjen e  personaliteteve të


mirëfillta kombëtare, të cilët për kauzën shqiptare  ia falën jetën


atdheut.


Në këtë kontekst, njëri ndër intelektualët e mirëfillt të kombit


shqiptar, i cili ka  dhënë  kontribute të veçanta në nxierrjen nga


anonimiteti    shumë personaliteteve të ndritura të popullit


shqiptarë, pa dyshym është edhe Prof. Dr. Muhamet Pirraku, i cili,


thuajse tërë veprimtarinë e tijë shkencore dhe intelektuale ua kushtoi


veprimtarëve të kombit shqiptar, të cilët kanë vepruar në frymmën e


platformës politike të Ballit  Kombëtar, të themeluar nga Mid’hat


Frashri, të frymëzuar me fanatizëm dhe  me ndjenjat e atdhedashurisë


ndaj kombit shqiptar,  me ide të tilla pa dyshym kanë qenë të


frymëzuar edhe martirët e Shqipërisë Etnike nga dera e Stakë Mark


Mirditës.


Vepra e Profesor Pirrakut është mbështetur në dokumentat autentike të


kohës dhe në lëndën memoriale të bashkahonikve të  Stak Mark Mirditës,


por autori i librit, atyre  dokumentave  dhe kujtimeve ka  dijët me u


dhënë shpirtë, përmes të cilave, në mënyrë të argumentuar ia paraqet


opinionit shqiptarë, veprimtarinë kombëtare  dhe patriotike të


familjes  të Stak Mark Mirditës, e cila vepër pa dyshim sipas


meritave,  do të zëjë vendin meritor edhe në historinë e popullit


shqiptarë.


 


Zonja dhe Zotrinjë, të nderuar pjesëmarrës,


Mo¬no¬¬¬g¬ra¬finë:”Martirët e Shqipërisë Etnike nga Derë e Stak Mark Mirditës”, (Prishtinë 2011, fq. 430),  të cilën jemi duke e promovuar sot, është një monumet i


krenarisë kombëtare, që u kushtohet Martirëve të Shqipërisë Etnike nga


Dera e Stak Mark Mirditës, të autorit Prof. Dr. Muhamet Pirrakut, le


të na shërebej si udhërrëfim për të gjithë intelektualët në veçanti


për historijanët, që në të ardhëmen më me përkushtim të punojnë në


nxierrjen në dritë të  personaliteteve të tilla kombëtare, të cilët


flijuan jetën për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar , në mesin e të cilëve


pa dyshym janë edhe martirët e familjes Stak Mark Mirditës,


veprimtarinë kombëtare të të cilëve, regjimi komunist jo vetëm që e


anatemoj, por tërë familjen ua ndoqi dhe presekutoj për një gjysëm


shekulli. Nxierrja në dritë të martirëve të tillë të kombit, jo vetëm


që i bënë nder autorit, por pasurojmë edhe historinë e popullit


shqiptarë.  Çdo veprimtar i kombit shqiptarë, që hedhë guri në


bazamentin e platëformës  politke të Shqipërisë Etnike,  mbetet i pa


vdekshëm për Historinë e  Popullit Shiptarë, andaj, të tillë do të


mbesin edhe martirët e  Shqipërisë Etnike  nga e dera e Stak Mark  Mirditës dhe  autori i librit, Profesor Pirraku.


Prishtinë,24 nëntor 2011

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha

ISA FERIZAJ: RRON E DREJTA, E VËRTETA

ENVERIZMI ATDHETAR! Erdhi serish prilli, në vendin tim; Gjetur, i ka shqipet, në fluturim. Gjet …