Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Është e dhimbshme dhe e turpshme  sesi një grupacion politik po e shndërron Kuvendin në një cirk

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar ashpër ndaj mos konstituimit të institucionet më të lartë ligjvënës. Ajo ka shkruar se është e dhimbshme dhe e turpshme  sesi një grupacion politik po e shndërron Kuvendin në një cirk. “Për mua, Kuvendi është vendi ku kam nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë. Është vendi ku kemi miratuar Kushtetutën, ku kemi themeluar Ushtrinë e Kosovës. Për shumë prej nesh, ai vend është emocion, përgjegjësi dhe nder. Madje sot, Kryesuesi i Kuvendit ia ndali fjalën Kryetarit të PDK-së dhe nënshkruesit të Deklaratës së Pavarësisë, z. Memli Krasniqi, ndërkohë që fjalën nuk ia ndali përfaqësuesit të Listës Serbe. Sinqerisht, për turp” ka shkruar sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …