Vlora Çitaku

Vlora Çitaku, gjatë fjalës së saj në seancën e KS të OKB-së foli për anëtarësimin e Kosovës në FIFA

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, gjatë fjalës së saj në seancën e Këshillit të Sigurimit, ka përmendur anëtarësimin e Kosovës në FIFA, duke thënë se Serbia ende dëshiron t’i mohojë shqiptarëve të Kosovës  që të luajnë. Ajo përmendi anëtarësimin e Kosovës në FIFA, duke thënë se Serbia ende dëshiron t’i mohojë sportistëve nga Kosova  që të luajnë në arenat e botës. Çitaku, për herë të parë ka dëshmura para anëtarëve të KS të OKB-së se ende  ekzistojnë familje në Kosovës  që janë në zi, sikur  janë familjet e të zhdukurve të cilat presin për të vërtetën e qartë dhe është imperative që Serbia të hap dosjet e saj në mënyrë që të mbyllim këtë kapitull. “Shteti serb po fsheh gjurmët, duke lejuar të ndërtohen ndërtesa mbi mbetjet mortore”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore gjendet në pyllin e Kaçanikut

Një qytetar nga Kaçaniku ka raportuar të enjten në polici se kishte hasur në një …