Raporti i Ban Ki-Munit nuk dënjon të merret me problemet e shqiptarëve

Raporti i Ban Ki-Munit nuk dënjon të merret me problemet e shqiptarëve

Ashtu si edhe herëve të kaluara, raporti i sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon do të merret kryesisht për serbët dhe jo me problemet kryesore me të cilat sprovohet Kosova. Në këtë raport, sekretari Ban shpreh shqetësimin për ritmin e ngadalshëm të zbatimit të Marrëveshjeve të Brukselit, por në asnjë vend nuk e bën fajtore Serbinë për obstruksionet që krijon në terren. Më tej, në raport kërkohet që të vazhdojë kthimi i të zhvendosurve, duke nënkuptuar serbët e larguar nga Kosova, por nuk thuhet asnjë fjalë për faktin që po pengohet kthimi i shqiptarëve në veri të Mitrovicës. “Duhet siguruar të drejtat e pakicave, të krijohen kushte për kthimin e të zhvendosurve, të përkrahen të drejtat e tyre pronësore dhe të ruhen traditat fetare pa pengesa” thuhet në raportin që përfshin periudhën 16 janar deri më 15 prill 2016.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …