Vlora Çitaku i kundërpërgjigjet Kurtit: 51 për qind nuk janë 100, kërkon nënshtrim e jo bashkëpunim

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pas deklaratës së tij se opozita nuk po e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Çitaku ka thënë se nëse ka një person që nuk e njeh rezultatin zgjedhor, sipas saj, është vetë Kurti, duke shtuar se 51 për qind e votave nuk nënkuptojnë 100 për qind pushtet. “Nëse ka një njeri që nuk e njeh rezultatin zgjedhor në Kosovë, ai je ti. Falë atij rezultati, ti e udhëheq Qeverinë dhe Kuvendin. Po 51% nuk janë 100%”, ka shkruar ajo. Ajo theksoi se opozita ka votuar pa kushte zgjatjet buxhetore dhe marrëveshjet ndërkombëtare, madje edhe me procedurë të përshpejtuar, duke dëshmuar përgjegjësi institucionale. Sipas Çitakut, Kurti nuk e njeh bashkëpunimin dhe kompromisin, por kërkon nënshtrim, gjë që sipas saj Partia Demokratike e Kosovës nuk do ta pranojë. Ajo e akuzoi kryeministrin edhe për shkelje të Kushtetutës, duke paralajmëruar se opozita nuk do të lejojë, siç u shpreh ajo, përmbysjen e rendit kushtetues në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Batuta e Ramës në konferencën për Ukrainën ngjall të qeshura dhe duartrokitje në Poloni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve me një batutë në …