Vlora Çitaku

Vlora Çitaku kërkon hetim për ekspozitën mbi masakrat

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Vlora Çitaku, ka deklaruar se kërkim-falja nuk është e mjaftueshme lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, duke kërkuar hapjen e një hetimi të veçantë për mënyrën se si është trajtuar dhe proceduar kërkesa për realizimin e saj. Sipas saj, në dokumentacionin e dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit nuk ka figuruar emri i Shkëlzen Gashi, ndërsa ajo theksoi se pasaktësitë e evidentuara prekin drejtpërdrejt familjarët e viktimave dhe dëmtojnë të vërtetën historike. Çitaku përmendi veçanërisht ndjeshmërinë e rastit të masakrës së Dubravës, duke thënë se familjarët e viktimave janë lënduar nga mënyra se si është trajtuar ekspozita. Ajo shtoi se në dokumentin e kërkesës figuron organizata “Integra” dhe emri i Kushtrim Koliqit, por jo lidhje e drejtpërdrejtë me autorësinë që është përmendur publikisht. Ajo ngriti dyshime për, siç e quajti, “manipulim të qëllimshëm” në procedurë dhe kërkoi që të hetohet mënyra se si kërkesa ka ardhur në Kryesi dhe pse janë krijuar paqartësi rreth autorësisë dhe përmbajtjes së ekspozitës. Në fund, Çitaku kërkoi rikthimin e mjeteve të përdorura dhe theksoi se institucionet duhet të jenë më të kujdesshme në miratimin e përmbajtjeve që lidhen me historinë e luftës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Ekonomia shqiptare në rritje të qëndrueshme, turizmi arrin 12 milionë vizitorë

Kryeministri i Shqipëria, Edi Rama, ka deklaruar se ekonomia e vendit po vijon trendin pozitiv …