Vlora Çitaku

Vlora Çitaku kritikon Kurtin për ‘anashkalimin’ e ambasadorit në Vatikan: “Katrahurë, joseriozitet dhe turp”

Pjesëmarrja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në një koncert në Selinë e Shenjtë ka shkaktuar reagime nga sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila e ka cilësuar këtë veprim të Kurtit si “katrahurë, joseriozitet dhe turp”. Çfarë katrahure, çfarë jo serioziteti, çfarë turpi. Në një organizim në Vatikan, anashkalohet dhe përbuzet Ambasadori i Kosovës në Selinë e Shenjtë. Ky anashkalim i misionit diplomatik është në kundërshtim me çdo praktikë shtetërore dhe protokolare. Ndërkohë, individë si Martin Berishaj, i implikuar në afera korruptive multimilionëshe, vazhdojnë të jenë të përkrahur nga kryeministri. Ai dhe të tjerë mbeten nën mbrojtjen e pakushtëzuar të Kurtit. A thua pse?”, ka shkruar Çitaku në reagimin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ refuzon 28% të aplikimeve për votim nga jashtë Kosovës

KQZ-ja përmbyll numërimin e votave, afat 48 orë për ankesa nga palët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar plotësisht procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e …