Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka përkujtuar 28-vjetorin e ngjarjeve historike në Likoshan dhe Qirez, duke i cilësuar ato si momente që i dhanë Kosovës mësime të përjetshme heroizmi dhe lavdie. Përmes një reagimi publik, Çitaku theksoi se në ditët e rënda të marsit, sakrifica e banorëve të këtyre fshatrave u shndërrua në thirrje për qëndresë dhe dëshmi se liria kërkon guxim, unitet dhe flijim. Ajo u shpreh se Likoshani dhe Qirezi nuk përfaqësojnë vetëm kujtesë dhimbjeje, por janë gurë themeli të historisë së re të Kosovës, që forcuan vendosmërinë kolektive për liri dhe dinjitet. “Lavdi të rënëve. Përjetësi kujtimit të tyre”, ka shkruar Çitaku, duke nderuar sakrificën e dëshmorëve dhe duke rikujtuar rëndësinë historike të këtyre ngjarjeve për rrugëtimin e shtetit të Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
