Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Kurti synon sundim, jo bashkëpunim

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ishte mjaft e prerë në komentet e saj pak para nisjes së mbledhjes së Këshillit Drejtues të partisë, transmeton Gazeta Metro. Duke iu referuar takimeve të fundit të Albin Kurtit me LDK-në dhe zhvillimeve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Çitaku tha se sjellja e kryeministrit nuk është aspak befasuese. Sipas saj, i gjithë stili i punës së Kurtit, që nga dita e parë në zyrë, ka pasur të bëjë me kontrollin dhe jo me bashkëpunimin me të tjerët. Ajo theksoi se PDK-ja tashmë e ka të qartë se si operon ky pushtet, duke shtuar se qëllimi kryesor mbetet nënshtrimi i të tjerëve. “Thënë të drejtën, ajo çfarë kemi parë, jo vetëm këto ditët e fundit pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, por me vite të tëra, që nga zgjedhja e Kurtit si kryeministër, ka qenë përpjekje për të sunduar e jo për të qeverisur; një përpjekje për të nënshtruar e jo për të bashkëpunuar. Duke i njohur cilësitë e tij, është vështirë të paramendohet rezultat tjetër”, tha Çitaku për media.

Kontrolloni gjithashtu

Harry Bajraktari i kërkon Marco Rubios rishqyrtimin e mbështetjes amerikane për Gjykatën Speciale

Aktivisti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari, ka bërë të ditur se …