Vlora Çitaku: Kurti të tërhiqet nga marrëveshja me NATO-n, ose mos bëj lojëra pa shije për konsum të brendshëm

Vlora Çitaku: Kurti të tërhiqet nga marrëveshja me NATO-n, ose mos bëj lojëra pa shije për konsum të brendshëm

Ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitakua ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet ta dërgojë letrën e marrëveshjes edhe tek Sekretari i NATO-s dhe të tërhiqet nga zotimi nëse mendon se është bërë tradhti kombëtare. Çitaku tha se nëse Kurti nuk e dërgon letrën e marrëveshjes, atëherë ajo është vetëm lojë pa shije për konsum të brendshëm. “Kryeministri Kurti e paska dërguar në Prokurori zotimin e ish Kryeministrit të Kosovës se nuk do të zbarkojë FSK-në në veri pa koordinim me KFOR-in. Nëse vërtetë z.Kurti mendon se një zotim i tillë është tradhëti kombëtare, ai menjëherë duhet të dërgojë letrën tek Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s duke u tërhequr nga ky zotim të cilin e kanë dhënë të gjithë Kryeministrët e Kosovës pas Thaçit. Në të kundërtën, kjo është vetëm një lojë pa shije për konsum të brendshëm, por me pasoja për relacionet tona me aleatët”, shkroi Vlora Çitaku. Ndryshe kryeministri Kurti gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se vazhdon që të konsiderojë si marrëveshje të dëmshme në mes të Kosovës dhe NATO-s për interesin e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ njofton afatet për votimin jashtë vendit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shpallur periudhën për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për të …