Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Meritat për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nuk i takojnë vetëm Qeverisë Kurti

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se meritat për pranimin e Kosovës në Këshillin e  Evropës nuk i takojnë vetëm Qeverisë, por paraprakisht merita kanë shërbyesit civilë. Ata kanë punuar ditë e natë në këtë proces, derisa Qeveria Kurti e ka gjetur të gatshëm këtë aplikacion për në Këshillin e Evropës. Zonja Çitaku  tha se edhe kriteret për liberalizimin e vizave, shteti i kishte përmbushur shumë më herët, mirëpo konteksti gjeopolitik shkaktoi këtë shtyrje të afatit. Përvoja e deritanishme na tregon më së miri që vendimet e kësaj natyre nga ana e institucioneve evropiane nuk ndërlidhen ekskluzivisht me përmbushjen e kritereve por edhe nga konteksti politik, saktësoi Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Republikanët në SHBA e nominojnë kryetarin aktual, Donald Trump për një mandat të dytë

SHBA përgatitet për ligjin që ndalon rishikimin e kufijve në Ballkan

Nëse “Akti për Demokracinë dhe Progresin e Ballkanit Perëndimor” miratohet nga Kongresi, Senati dhe nënshkruhet …