Vlora Çitaku: Edhe pas ditës së pestë të vendimit për sanksione ndaj Kosovës, liderët shtetërorë po vazhdojnë të heshtin

Vlora Çitaku: Nga një ekskursion në SHBA, Kurti del me deklarata që dëmtojnë imazhin e Kosovës

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas qëndrimit të Departamentit të Shtetit lidhur me pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën. Ajo tha se ky vendim lidhet drejtpërdrejt me veprimet e qeverisë kujdestare të Kosovës dhe jo me Serbinë apo faktorë të tjerë të jashtëm, siç po përpiqet ta paraqesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti. “Megjithatë, A.K i jep vetes të drejtë që, në përpjekjen e tij për t’u hedhur hi syve qytetarëve të Kosovës, të mashtrojë publikisht për arsyet e pezullimit të dialogut me Serbinë. Ai përpiqet të manipulojë opinionin publik për një grusht votash, duke u mbështetur në një populizëm banal, e ndërkohë rrezikon skajshëm raportin e Kosovës me aleatin e saj më të rëndësishëm strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Çitaku në “Facebook”. Sipas saj, deklaratat e Kurtit pas vizitës në SHBA janë të papërgjegjshme dhe dëmtojnë imazhin e Kosovës. “Nga një ekskursion në SHBA, del e bën deklarata si analist mediokër dhe i papërgjegjshëm i politikës së jashtme amerikane, duke dëmtuar imazhin dhe interesin shtetëror të Kosovës”, ka shtuar Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria rikthen “çmimet tavan” në formë të re mes krizës, FMN paralajmëron rënie ekonomike dhe rritje inflacioni

Vetëm pak ditë pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi raportin që sinjalizon ngadalësim të ekonomisë së …