Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: PDK nuk voton kandidat të VV-së për president, kërkon figurë konsensuale dhe unifikuese

Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se subjekti i saj politik nuk do të mbështesë një kandidat për president që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, duke theksuar nevojën për një figurë konsensuale që përfaqëson unitetin qytetar.  Çitaku tha se Kosova ka nevojë për një president që nuk i ka borxh politik asnjë partie dhe që është në gjendje të mbrojë rendin kushtetues, edhe në raport me Qeverinë. Sipas saj, presidenti i ardhshëm duhet të jetë një personalitet  burrë ose grua  që reflekton unitetin qytetar, nuk është figurë partiake dhe garanton mbrojtjen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ajo theksoi se PDK synon arritjen e një marrëveshjeje të gjerë politike për zgjedhjen e një presidenti konsensual, i cili do të përfaqësojë interesin e të gjithë qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri

Edita Tahiri: Diplomacia ndërkombëtare mund t’i rrisë presionet ndaj Kosovës për Asociacionin

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka paralajmëruar se diplomacia ndërkombëtare mund …