Vlora Çitaku

Vlora Çitaku, reagoi pasi ministri, Ejup Maqedonci, gjatë një vizite në Tajvan, kritikoi Evropën për dështim në fushën e mbrojtjes

Sekretarja e Përgjithshëm e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi ministri në detyrë e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë një vizite në Tajvan ka kritikuar Evropën për dështim në fushën e mbrojtjes.  Ajo ka bërë me dije se konstatimi  i Maqedoncit,  se Franca s’ka fabrikë municioni, ishte qesharak. Ministri i Mbrojtjes, ende në detyrë, ka vizituar Tajvanin dhe ka mbajtur një fjalim që, në rrethana të tjera, mund të na dukej qesharak po të vinte nga dikush pa peshë dhe përgjegjësi politike. Por kur një ministër, i cili drejton një prej dikastereve më të ndjeshme të Republikës, viziton një vend,  me të cilin nuk kemi marrëdhënie diplomatike për arsye të njohura dhe aty flet për dështimin e Evropës në fushën e mbrojtjes, ndërsa pretendon se Kosova do të ndërtojë një fabrikë që as Franca – eksportuesja e dytë më e madhe në botë e armatimit – nuk e ka, kemi të bëjmë me  diletantizëm dhe  papërgjegjësi, ka saktësuar, Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …