Pas konferencës për medie, të mbajtur nga ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka shkruar se siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për shtyp. Ajo ka shkruar më tutje se ministrja në detyrë, Albulena Haxhiu, edhe pse në pushtet prej kohësh, ka reaguar vetëm tani, kur Gjykata Kushtetuese vendosi për seancën konstituive të Kuvendit, dhe jo më parë. “Me unanimitet, të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, përfshirë dy që ju i keni votuar, kanë konstatuar se kryesuesi i seancës ka shkelur Kushtetutën. Çdo përpjekje për të delegjitimuar Gjykatën Kushtetuese është thirrje për anarki. Ku ishit ju më parë? Kishit pushtet absolut. Siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për shtyp, por me veprime konkrete” ka shkruar deputetja, Vlora Çitaku.
