“Vrapimi i Marsit – Izbica 147”, më 22 mars vrapim për kujtesë dhe nderim të martirëve

Më 22 mars 2026 do të mbahet edicioni i pestë i garës tradicionale përkujtimore “Vrapimi i Marsit – Izbica 147”, aktivitet që organizohet në nderim të 147 martirëve të Masakrës së Izbicës dhe dëshmorëve të Komunës së Skenderajt.

Ky organizim tashmë është shndërruar në një ngjarje të rëndësishme përkujtimore dhe sportive, që çdo vit mbledh vrapues nga mbarë Kosova, trojet shqiptare dhe diaspora.

Gara do të zhvillohet në dy disiplina, 10 kilometra dhe 21 kilometra, duke krijuar mundësi pjesëmarrjeje si për atletë profesionistë ashtu edhe për vrapues rekreativë që duan të bëhen pjesë e këtij aktiviteti simbolik.

Përmes këtij organizimi synohet të ruhet kujtesa për sakrificën e martirëve të Masakrës së Izbicës, të promovohet sporti dhe vrapimi malor, si dhe të forcohet tradita e aktiviteteve sportive dhe përkujtimore në këtë zonë.

“Vrapimi i Marsit – Izbica 147” ndër vite ka krijuar një identitet të veçantë, duke bashkuar sportin me kujtesën historike dhe duke shndërruar këtë aktivitet në një moment reflektimi dhe bashkimi për komunitetin.

Të interesuarit për pjesëmarrje mund të regjistrohen online deri më 17 mars 2026 në linkun:
https://e.tiks.app/e/615724a5-0f87-4be4-8509-61bac49b578c 🏃‍♂️

Kontrolloni gjithashtu

FSK viziton shërbimin mjekësor të ushtrisë gjermane në Berlin, thellohet bashkëpunimi me Bundeswehrin

Një delegacion i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar një vizitë zyrtare në shërbimin …