Drejtësi

Vrasësi, Bajram Velija nga Prizreni u dënua me burg të përjetshëm, për shkak të vrasjes së bashkëshortes

Avokati, Arianit Koci ka bërë të ditur se vrasësi, Bajram  Velija, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij me 14 plumba,  është dënuar me burg të përjetshëm. Vrasësi i gruas së vet, mori dënimin e merituar, Gjykata, ashtu si e kam propozuar në cilësinë e përfaqësuesit të palës së dëmtuar, e ka dërguar porosinë në shoqërinë tanë: tash e tutje, vrasjet e grave do të dënohen maksimalisht. Përndryshe, ky vendim i guximshëm po e kthen besimin në sistemin e drejtësisë”, ka shkruar Koci.  Sipas aktakuzës, pas një mosmarrëveshje paraprake me viktimën, në momentin kur viktima po largohej nga shtëpia e tyre, i pandehuri pajiset me një pistoletë dhe në dalje të shtëpisë ka shtënë 15 herë në drejtim të bashkëshortes së tij, duke e goditur të njëjtën 14 herë në pjesë të ndryshme të trupit. Pas kryerjes së këtij veprimi, vrasësi gjakftohtë  bashkëshorten e tij e kishte mbuluar mbulon me një fustan të saj dhe kishte pritur ardhjen e policisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Sot në Gllogjan e Maznik të komunës së Deçanit, në nder të 25-vjetorit të rënies …