Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk do të bisedojë me përfaqësuesit e Prishtinës në Bruksel

Vuçiq deklaron se është në kërkim të një kompromisi që do t’i kënaqë serbët e shqiptarët

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq duke folur për TV-Pink është shprehur se nëse krijojmë një bosht të paqes dhe të stabilitetit mes serbëve dhe shqiptarëve, dy popujve më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor, në 100 vjetët e ardhshëm do të kemi zgjidhur 80 për qind të problemeve tona politike. Ai ka paralajmëruar se në shtator do të përpiqet që ta institucionalizojë dialogun e brendshëm rreth Kosovës në të gjitha forumet. Ai ka shtuar se Serbia është nën presionin e fuqive të mëdha, por ka konstatuar  se ajo është shtet sovran dhe i pavarur dhe se askush nuk do të vendosë në emër të qytetarëve të saj përveç atyre. Vuçiq shprehet i  gatshëm të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjes së kompromisit kur bëhet fjalë për Kosovën, e që do të ishte e kënaqshme për të dy palët. Ne sot nuk vendosim vetëm për të kaluarën tonë, por edhe për të tashmen dhe të ardhmen, ka thënë Vuçiq, por pa specifikuar se cila na qenka zgjidhje që mund t i kënaq të dyja palët, ujkun e qengjin.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …