Pas përfundimit të takimeve me delegacionin e Kosovës, kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq, është cituar të ketë deklaruar se dy delegacionet nuk janë marrë vesh për asnjë çështje. Ai për gazetën “Veçernje Novostit”, ka thënë se dy delegacionet kanë qenë shumë afër arritjes së marrëveshjes për Asociacionin serb të komunave, mirëpo delegacioni i Kosovës nuk ka dashur të pranojë, madje, as kompetencat që kanë komunat për ASK-në duke shtuar se përparim është arritur edhe lidhur me telekomunikacionin porse marrëveshja ende nuk është finalizuar. Për dy pikat tjera praktikisht nuk është arritur asnjë përparim, ka thënë Vuçiq, pas takimit shumë-orësh.
Kontrolloni gjithashtu
Sot bëhet një vit nga ndarja nga jeta e profesorit, historianit dhe publicistit të shquar Ahmet Qeriqi
Sot bëhet një vit nga ndarja nga jeta e profesorit, historianit dhe publicistit të shquar …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
