leoni

Vuçiq

Vuçiq: Është lehtë të thuhet, shkoni e luftoni në Kosovë, por kjo logjikë na ka dërguar gjithmonë në luftë

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuciq, në një intervistë për të përditshmen zvicerane “Blick”, ka thënë se ai do të hap një kaptinë të re për Serbinë, që do të thotë të gjejë një zgjidhje për problemin me Kosovën shkruan Blick. Sipas  tij serbët dhe shqiptarët duhet të jetojnë në paqe, e madje edhe si miq, ashtu siç bëjnë Zvicër. “Është lehtë të thuhet, shkoni e luftoni në Kosovë! Mirëpo kjo mënyrë e të menduarit na ka dërguar gjithmonë në luftë. Unë dua një rrugë të re për Serbinë. Dua që të hap diskutime të drejta dhe korrekte për zgjidhjen e konfliktit të Kosovës. Edhe nëse serbët nuk janë ende gati unë nuk do të dorëzohem. Ky debat do të ketë efekte shëruese për të gjithë ne edhe nëse arrijmë apo jo rezultat të mirë”, ka thënë Vuçiq për Blick.

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …