leoni

Vucic-Rama-Mustafa

Vuçiq: Gjatë takimit me liderët shqiptarë do bisedoj për të ruajtur interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë

Takimin në Beograd me nënkryetarin amerikan,  Xho Bajden, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka vlerësuar si takim për shtendosjen e marrëdhënieve serbo-shqiptare, në radhë të parë sikur u shpreh ai, “duke ruajtur interesin kombëtar dhe shtetëror të Serbisë mbi Kosovën dhe Metohinë”, por duke bashkëpunuar me shqiptarët me qëllim për ta marrë edhe pëlqimin e tyre. Me këtë qëllim ai i ka bërë të ditur nënkryetarit amerikan, Bajden se së shpejti do të ftojë në Beograd për të biseduar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin,  Isa Mustafa. Tre liderët shqiptarë ende nuk kanë konfirmuar takimin në Beograd me Vuçiqin.

Kontrolloni gjithashtu

BE: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi mbetet kyç për rrugën drejt integrimit evropian

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011, vazhdon …