Kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për fillimin e ceremonisë në inaugurimin e rrugës me emrin, Beau Biden

Kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për fillimin e ceremonisë në inaugurimin e rrugës me emrin, Beau Biden

Në Sojevë të Ferizajt, afër kampit ushtarak amerikan, “Bondstill” kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për fillimin e ceremonisë së inaugurimit të rrugës me emrin e Beau Biden, djalit të ndjerë të nënkryetarit amerikan, Joe Biden. Ceremonia, pritet të fillojë në orën 14:00. Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe Joe Biden, i cili  do të mbajë një fjalim, bashkëshortja e tij, Jill Biden dhe fëmijët e të ndjerit Beau të cilët kanë ardhur me gjyshërit e tyre në Kosovë. Është paraparë që në këtë ceremoni të marrin fjalën, kryetari i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri, Isa Mustafa dhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …