Sulmet ruse

Rusia sulmon forcat kryengritëse në Siri nga bazat ushtarake iraniane

Aeroplanët ushtarakë  rusë kanë sulmuar forcat kryengritëse në Siri nga një bazë iraniane. Kjo është hera e parë që Irani ka lejuar një shtet të huaj ta përdor territorin e vet për sulme mbi një shtet tjetër, qysh prej Revolucionit islamik të vitit 1979. Bombarduesit rusë u ngritën në fluturim nga baza ajrore Hamedan në perëndim të Iranit dhe goditën objektiva të Shtetit Islamik dhe fronit Al-Nusra në provincat e Halepit Deir Ezur dhe Idlib. Sipas zyrtarëve rusë, sulmet eleminuan depo armësh dhe kampe stërvitore të kryengritësve, Raportohet për shumë të vrarë, por nuk ka shifra të sakta për këtë. Gjithsesi, këtë herë bujë nuk bënë sulmet, por fakti që avionët rusë u nisën nga Irani.  Në një komunikatë për shtyp, autoritetet iraniane thanë se Teherani dhe Moska kanë një bashkëpunim strategjik në luftën kundër terrorizmit dhe ndajnë bazat dhe aftësitë e tyre për këtë qëllim.  Kjo ishte hera e parë që Rusia përdor një vend të tretë për të sulmuar brenda Sirisë që kur nisi fushatën ajrore në mbështetje të presidentit sirian Bashar al-Asad vitin e shkuar. Irani gjithashtu është aleat i Asadit dhe i ka garantuar atij mbështetje të madhe ushtarake dhe financiare që kur nisën revoltat antiqeveritare në vitin 2011.  Departamenti Amerikan i Shtetit tha se përdorimi i bazave iraniane nga Rusia ishte diçka e gabuar, por jo e papritur. Gjithsesi, zyrtarë amerikanë thanë se raportet më të ngushta mes Iranit dhe Rusisë nuk përjashtojnë mundësinë e një pakti të Uashingtonit me Moskën për të bashkëpunuar ushtarakisht kundër Shtetit Islamik.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …