Aleksander Vucic

Vuçiq, përforcon deklaratat luftënxitëse, antishqiptare

Kryetari i Serbisë Аleksandar Vuçiq ka deklaruar se ka probleme politike me shqiptarët, porse ajo lufton për ruajtjen e paqes e të stabilitetit dhe do të ketë forcë t’i mbrojë serbët. “Ata që mendojnë se Serbia është e dobët dhe se ajo nuk do të ketë forcë ta mbrojë dhe ta ruajë popullin e vet, mashtrohen keqas“, citon agjencia serbe lajmeve beta të ketë thënë Vuçiq. Ai ka shtuar se Serbia do të ketë shumë më shumë forcë se sa që ka pasur ndonjëherë, jo për të rrahur gjoks, por për t’i ruajtur dhe mbrojtur njerëzit e vet të cilët duan që vetëm të mbeten ata që janë në vatrat e veta” „Sa i përket ekonomisë, shoh vetëm prosperitet të madh, mirëqenie më të madhe, rrugë të mira dhe përparime. Ne kemi probleme politike me shqiptarët në Kosovë, sepse kemi punë me njerëz të papërgjegjshëm dhe që mendojnë se mund të veprojnë kundër drejtësisë. Ata mendojnë se ose mund t’i dëbojnë serbët ose të bëjnë gjithë atë që mendojnë kundër Serbisë”, ka thënë Vuçiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …