Vulin

Vulin: Rama “po kërcënon paqen”

Ministri për Punë, Punësim dhe Çështje Sociale i Serbisë, Aleksandar Vulin vlerësoi të martën se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me deklaratat e tij dëshiron të nënçmojë BE-në dhe tha se “është i gatshëm që të shkaktojë luftë dhe konflikte në Ballkan”. Me rastin e deklaratës së Ramës, se nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE vazhdon të zbehet, nuk mund të përjashtohet bashkimi i vendit të tij dhe Kosovës, Vulin tha se nuk është hera e parë që kryeministri i Shqipërisë “kërcënon paqen” me deklaratat e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Gjyqi për Masakrën e Reçakut, pritet të dëshmojnë William Walker dhe Wesley Clark

Procesi gjyqësor për Masakrën e Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera nga …