Demarkacioni

VV: Harta e Murat Mehës dëshmon se Kosova po humb territor

Lëvizja Vetëvendosje ka përkujtuar se hartat e mëhershme të përgatitura nga Murat Meha dëshmojnë se gjatë shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi vendi ynë ka humbur rreth tetë mijë km territor. Për ta dëshmuar këtë konstatim, Lëvizja Vetëvendosje mbajti konferencë për medie ku e paraqiti hartën e përgatitur nga Murat Meha në vititin 1998. Drejtues të Vetëvendosjen nënvizuan se në hartën e vitit 1998, Kulla e Zhlepit dhe Çakorri janë në territorin e Kosovës ndërsa pas Demarkacionit këto gjenden në territorin e Malit të Zi. Deputeti nga Vetëvendosja, Glauk Konjufca ka përkujtuar se opozita e bashkuar qysh në ditën e formimit të komisionit ad hoc për Demarkacioni ka thënë se nëse ky komision i shfrytëzon të njëjtat dokumente me komisionin e Murat Mehës do të jepet i njëjti rezultat. Ky komision ndërkombëtar ka edhe një tjetër mangësi pasi është vetëm një ekspert për këtë çështje, ndërsa dy të tjerët kanë qenë nga fusha tjera. Mangësi është edhe akti që nuk ka pas ekspertë vendor në këtë komision ad hoc.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …