Lëvizja Vetëvendosje sqaron opinionin publik se aktivisti nga Peja i kësaj partie, Besnik Zeqiraj, është arrestuar nga Policia më 14 dhjetor, një javë më parë. Policia e Kosovës nuk ka dhënë asnjë shpjegim mbi arsyet e arrestimit të tij, dhe nuk ka treguar kurrfarë argumentimi se mbi çfarë baze faktesh po mbahet në arrest. Pretendimet e disa portaleve për ta lidhur rastin e tij me rastin e djegjes së veturës së një gjykatësi në Podujevë, janë manipulime dhe shpifje të ulëta dhe të porositura. Në anën tjetër, dënojmë fuqishëm tendencën e Policisë së Kosovës që rastet e fundit të djegjeve të veturave zyrtare t’ia mveshin opozitës, duke sajuar raste, thuhet mes tjerash në reagimin e Vetëvendosjes.
Kontrolloni gjithashtu
OVLUÇK: Ka interesim jashtëzakonisht të madh të qytetarëve për të marr pjesë në protestën e 7 gushtit
Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …