Ali Lajçi: Raport i DASH-it për demarkacionin është deklaratë politike

          Përfaqësuesi i komunitetit dhe këshilltar në Komisionin e Kosovës për Përcaktimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, Ali Lajçi, ka reaguar  pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vijën e përcaktuar kufitare nga Komisioni Shtetëror i Kosovës për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Lajçi ka thënë se në raportin e DASh-it për vijën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi thuhet se është gjithçka në rregull dhe se vija kufitare është përcaktuar me një vijë me atë të Kushtetutës së viti 1974. “Ky raport i Departamentit Amerikan të Shtetit është një deklaratë politike e koordinuar midis klaneve të horrave qeveritarë dhe Departamentit Amerikan”, thotë Lajçi.  Raport i shkon për shtati Komisionit Qeveritar në krye më Murat Mehën, që tashmë është i ditur, siç tha Lajçi, si raport i çfarë cilësie është dhe arsyeton deri në një masë pazaret e bëra nga grupe dhe klane të ndryshme qeveritare. Nënshkrimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit tani e sa kohë është duke u refuzuar, jo vetëm nga opozita, por edhe nga ekspertë të kësaj fushe dhe 200 mijë qytetarë që e kanë nënshkruar peticionin e dorëzuar Presidentes së Republikës se Kosovës. Ky raport i Departamentit Amerikan të Shtetit, i ngjason punës se ambasadorit Kristofer Dell, kur ai vite më parë i ulur në karrigen e deputetit në Kuvendin e Kosovës ishte shumë aktiv më SMS në zgjedhjen e Kryetarit të Kosovës”, thotë Lajçi.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar masën e paraburgimit, të pandehurit, Isni Kilaj

Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj

Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …