Washington Post “godet” Jack Smith-in: Qasje evropiane që rrezikon fjalën e lirë amerikane

Gazeta prestigjioze amerikane The Washington Post i ka kushtuar një editorial kritik ish-prokurorit të posaçëm Jack Smith, duke vënë në pikëpyetje qëndrimet e tij ndaj Amendamentit të Parë të Kushtetutës së SHBA-së dhe të drejtës së fjalës së lirë në politikë. Në editorialin e publikuar më 9 janar 2026, gazeta analizon dëshminë e Smith-it para Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve dhe e cilëson shqetësuese qasjen e tij ligjore ndaj deklaratave politike të ish-presidentit Donald Trump lidhur me zgjedhjet e vitit 2020. Sipas Washington Post, Smith ka mbajtur qëndrime që cenojnë kufijtë kushtetues, duke u përpjekur ta trajtojë fjalimin politik si mashtrim kriminal. Editoriali thekson se fjalimi politik, sado i ashpër apo i pavërtetë, gëzon mbrojtje të fuqishme kushtetuese në SHBA dhe se korrigjimi i gënjeshtrave politike duhet të bëhet përmes debatit publik, jo ndjekjes penale. Një element që bie veçanërisht në sy në editorial është referenca ndaj së kaluarës profesionale të Smith-it në Hagë si prokuror për krime lufte. Washington Post shkruan se ai duket i “mësuar nga zakonet evropiane”, ku mbrojtja e fjalës së lirë është më e dobët sesa në SHBA, duke sugjeruar se kjo përvojë ka ndikuar në qasjen e tij të ashpër ndaj lirisë së shprehje.

Kontrolloni gjithashtu

LDK në krizë të hapur: Akuza, kërcënime dhe përplasje publike pas debaklit zgjedhor

Lidhja Demokratike e Kosovës po përballet me një nga krizat më të thella të brendshme …