Ish-komandanti Suprem i NATO-s pëp Europë, gjenerali Wesley Clark sot viziton Kosovën

Wesley Clark: Kosova po kthehet në vatër krize – rreziku për shpërthim është real

Ish-komandanti i NATO-s për Evropë, gjenerali Wesley Clark, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të shndërrohet në një vatër krize, në një moment kritik për rajonin dhe sigurinë globale. Gjatë një paneli në Dayton të Ohajos, ku po mbahet sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe 30-vjetori i Marrëveshjes së Dejtonit, Clark tha se tensionet me Serbinë mbeten të larta dhe destabilizuese. Ai kujtoi se gjatë procesit të Dejtonit, Millosheviqi nuk ishte detyruar të trajtonte Kosovën, ndërsa më vonë reagoi me mjete ushtarake dhe dhunë. “Kosova është shtet i pavarur, por tensionet aktuale janë shumë të ndjeshme”, tha Clark, duke shtuar se krizat në rajon nuk ndalen me Bosnjën. Ai theksoi mungesën e qeverisë funksionale në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit, si një indikator alarmant për stabilitetin. Clark përmendi rastin e vitit 1998 pas luftës në Familjen Jashari, si një moment paralajmërues që nuk u mor me seriozitet.

Kontrolloni gjithashtu

Vazhdon bllokada – dështon për herë të 22-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Më 27 maj 2025, në orën 11:30, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar sërish …