Wesley Clark

Wesley Clark: Një kapitull i rëndësishëm për UÇK-në, dhe drejtësinë ndërkombëtare

Në Hagë po afrohet fundi i një prej proceseve më të ndjekura në historinë e pasluftës së Kosovës. Me paraqitjen e gjeneralit amerikan Wesley Clark, më 18 nëntor, pritet të përmbyllen dëshmitë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ish-komandanti suprem i forcave të NATO-s gjatë ndërhyrjes së vitit 1999, pritet të japë një dëshmi me peshë historike dhe politike, që mund të ndikojë në vlerësimin e rolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në luftën për liri. Derisa procesi hyn në fazën përmbyllëse, pritet që në pranverën e vitit të ardhshëm të shpallet edhe vendimi përfundimtar. Kjo shënon një moment kyç për drejtësinë ndërkombëtare dhe për imazhin historik të UÇK-së, e cila për më shumë se dy dekada ka qenë simbol i rezistencës për liri, por edhe objekt i proceseve të gjata gjyqësore. Nga 4 dëshmitarët e paraqitur deri më tani nga mbrojtja e Thaçit – mes tyre James Rubin, Paul Williams, John Duncan dhe Jock Covey – të gjithë kanë qenë figura të njohura ndërkombëtare që kanë ndihmuar në ndriçimin e kontekstit politik dhe diplomatik të luftës së Kosovës. Megjithatë, pavarësisht transparencës së procesit, Gjykata Speciale në Hagë vazhdon të mbetet nën kritika të ashpra për qasjen selektive ndaj drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Kushtetuesja rrëzon zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, shpërthen debati për përfaqësimin e pakicave

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e shpall antikushtetuese zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të …