Wesley Clark pritet të dëshmojë në Hagë javën e ardhshme

Në gjykatën speciale në Hagë, është konfirmuar se gjenerali amerikan Wesley Clark do të fillojë dëshminë e tij të hënën, më 17 nëntor, duke nisur nga ora 12:00. Ky vendim i trupit gjykues shënon një ndër dëshmitë më të rëndësishme në fazën përfundimtare të mbrojtjes në procesin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Dëshmia e Clarkut do të zgjasë deri të mërkurën, më 19 nëntor, ndërsa pas saj do të mbahet edhe një konferencë për ecurinë e çështjes. Në këtë fazë të procesit, mbrojtja është duke paraqitur provat e saj, pas përfundimit të dëshmive të një sërë ish-zyrtarësh të lartë amerikanë dhe ndërkombëtarë, përfshirë Christopher Hill, James Rubin e Paul Williams. Ndërkohë, më 14 nëntor është planifikuar përmbyllja e çështjes së mbrojtjes, ndërsa parashtresat përfundimtare dhe deklaratat e viktimave do të dorëzohen deri më 22 dhjetor. Gjykimi në Hagë, i cili po ndiqet me interes të madh publik e politik, pritet të hyjë në fazën e fundit brenda këtij viti, duke përmbyllur një prej kapitujve më të ndjeshëm të drejtësisë ndërkombëtare për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Mbrojtja e ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Speciales, Emilio Gatti

Procesi ndaj Hashim Thaçit në fazën finale,  mbrojtja kërkon pafajësi, vendimi pritet nga gjykata speciale

Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit në gjykatën speciale në Hagë, ka hyrë në fazën përfundimtare, …