William Walker: Të krijohet një gjykatë për t'i gjykuar krimet serbe, nuk ka prova kundër Thaçit e të tjerëve

William Walker: Deklarata e Paunoviqit është ndër më fashistet që kam dëgjuar, spastrimi etnik është krim lufte

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snežana Paunoviq, e cila tha se, po të kishte qenë në vend të Sllobodan Millosheviqit, do të kishte nisur “spastrimin etnik” në Kosovë në vitin 1998. Walker, i cili gjatë luftës në Kosovë raportoi për masakrën e Reçakut, është shprehur i tronditur nga kjo deklaratë, duke e cilësuar atë si një nga më fashistet që ka dëgjuar në vitet e fundit. “O Zot, ku e ka thënë ajo këtë deklaratë. Mendoj që është ndoshta një prej deklaratave më fashiste që kam dëgjuar prej vitesh, jo vetëm budallallëk”, ka deklaruar Walker.  “Të thuash që Millosheviqi nuk e nisi gjenocidin më herët, thjesht s’mund ta besoj që dikush mund ta thotë një budallallëk të tillë. Nëse vërtet e ka thënë një deklaratë të tillë, mendoj se dikush duhet të shikojë racionalitetin e saj dhe cilësinë e njerëzisë së saj”, është shprehur ai. Sipas Walkerit, pranimi i gatishmërisë për të kryer spastrim etnik përbën pranim të një krimi lufte, duke e lidhur këtë me politikat e regjimit të Millosheviqit gjatë luftërave në ish-Jugosllavi. “Spastrimi etnik është një krim lufte. Nëse ajo thotë se do të kryente një krim lufte përpara Millosheviqit, i cili ishte një nga kriminelët më të mëdhenj të Evropës në atë kohë, atëherë kjo e tregon shumë mirë se çfarë është ajo”, ka deklaruar Walker.  “Jam i shokuar. Është një deklaratë e një krimineleje të sinqertë lufte. Shpresoj që ajo të mos ketë kurrë mundësinë t’i zbatojë idetë e saj. Duket se Beogradi nuk ka ndryshuar shumë”, ka përfunduar Walker.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: 27 vjet pas luftës, ende kërkojmë përgjigje – Ku janë të zhdukurit me dhunë?

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar 30 Gushtin, Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, duke …