Mbrojtja e ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Speciales, Emilio Gatti

Williams në Hagë: Pse Hashim Thaçi ishte i pashmangshëm në Rambuje

Dëshmia e juristit amerikan Paul Williams në Hagë ka hedhur dritë mbi një nga pyetjet kyçe të historisë politike të Kosovës: pse delegacioni shqiptar në Rambuje u udhëhoq nga Hashim Thaçi, e jo nga Ibrahim Rugova apo Bujar Bukoshi. Williams theksoi se kjo nuk ishte një zgjedhje rastësore, por një domosdoshmëri politike dhe strategjike, pasi UÇK-ja përfaqësonte “dimensionin kyç të fabrikut politik të Kosovës” dhe ishte realiteti që as ndërkombëtarët nuk mund ta injoronin. Ai tregoi se presidenti Ibrahim Rugova, megjithëse një figurë historike e pacifizmit dhe pavarësisë, shihej nga ndërkombëtarët si i kufizuar në dialog, sepse “çdo fjali e tij fillonte dhe përfundonte me: pavarësi dhe jo-përdorim i forcës”. Sipas Williams, kjo krijonte frustrim të madh tek ndërmjetësit ndërkombëtarë, të cilët kërkonin një palë negociuese që pasqyronte realitetin në terren dhe dimensionin e armatosur të lëvizjes. Në këtë kuadër, emri i Thaçit dhe UÇK-së nuk ishte vetëm një zgjedhje e brendshme, por një reflektim i “kaleidoskopit politik” të kohës. Ndërkombëtarët e shihnin të pamundur negociimin me vetëm “institucionalistët” si Rugova apo Bukoshi, pa përfshirë aktorët e armatosur që ishin shndërruar në faktor përcaktues të lëvizjes kombëtare shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Eliza Hoxha

Eliza Hoxha sfidon Osmanin pas mandatimit të Konjufcës

Pas vendimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të mandatuar Glauk Konjufcën si kandidat …